LAJMI I FUNDIT:

Urimi i Granit Xhakës për ditëlindjen e babait: Për ty do ta jepja jetën

Urimi i Granit Xhakës për ditëlindjen e babait: Për ty do ta jepja jetën
Granit Xhaka (Foto:Instagram/granitxhaka)

Për futbollistin shqiptar, Granit Xhaka, sot (e hënë) është një ditë mjaft e rëndësishme. Kjo ngase babai i tij, Ragip Xhaka, feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim nga i biri.

Përmes disa postimeve të publikuara në llogarinë e tij personale në Instagram, Graniti ka zgjedhur fjalët më emocionale për të uruar babanë.

“I dashur baba, nëse në jetën time ka një njeri për të cilin do jepja jetën time, je ti. Të dua aq shumë, aq marrëzisht saqë pa ty në jetën time nuk do dija se çfarë të bëja, nuk do dija të ecja e as të jetoja”.

View this post on Instagram

I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja. Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vuaj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zottt, me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perplas. Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vdes.. urime babi im❤ HAPPY BIRTHDAY 🎈🎉

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on May 20, 2019 at 4:30am PDT

“Për mua je njeriu më perfekt që ekziston, jo sepse je babi im, por sepse je me të vërtetë një njeri që në këtë botë apo në tjetrën ekziston një kopje tjetër e jotja”.

“Ndihem mirë kur të shoh, ndihem mirë kur më flet, ndihem mirë kur më shikon, ndihem mirë kur më përqafon, ndihet mirë në çdo hap që bëj. Të shoh dhe e kuptoj që plakesh, nuk ia ke idenë sa vuaj për këtë gjë, do të bëja gjithçka që të të shikoja gjithmonë njësoj, me atë buzëqeshjen tënde që o Zot më bën njeriun më të lumtur në botë, që më jep kurajëo atëherë që mendoj se jam keq, që më jep forcë të përballoj çdo gjë në këtë jetë që vetëm të përplas.

“Të dua shumë, ndonëse ta them çdo ditë nuk lodhem asnjëherë të të them me të vërtetë se pa ty unë do vdes, urime babai im”, është postimi i plotë i futbollistit.

Granit Xhaka dhe Leonita do të bëhen prindër
Lexo po ashtu Granit Xhaka dhe Leonita do të bëhen prindër

Graniti dje po ashtu ka dhënë lajmin se ai dhe Leonita do bëhen prindër për herë të parë së shpejti. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Mommy & Daddy waiting for you 👼🏻🧡

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on May 19, 2019 at 10:27am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori