LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Cyrihut ofron deri në 6000 franga për studentët e prekur ekonomikisht nga coronavirusi

Universiteti i Cyrihut ofron deri në 6000 franga për studentët e prekur ekonomikisht nga coronavirusi

Pandemia e coronavirusit mund t’i sjellë nën presion financiar edhe studentët, për shkak të humbjes së punës së përkohshme, krahas studimeve.

Për të ndihmuar këtë kategori, Universiteti i Cyrihut UZH ka krijuar një ndihmë urgjente pandemike, shkruan sda.ch.


Me këtë fond ai mbështet studentët në vështirësi të mëdha financiare me shuma deri në 6,000 franga.

Që nga fillimi i bllokimit të shkaktuar nga pandemia, universitetit gjithnjë e më shumë i kanë ardhur kërkesa nga studentë që ishin në nevojë financiare, ka thënë të premten Brigitte Ortega, shefe e departamentit të financave të studentëve në UZH, për revistën rajonale të Radio SRF Cyrih Schaffhausen.

Sipas saj, ata që preken janë studentët që financojnë ose bashkëfinancojnë studimet e tyre, duke mbajtur një vend pune.

UZH tani planifikon t’i ndihmojë këta studentë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të prekurit do të marrin një shumë prej 1000 deri në maksimum 6,000 frangash, në varësi të kërkesës.

Mbështetja është e kufizuar vetëm në semestrin aktual.

Ndihma financiare deri në 3,000 franga nuk jepet me detyrim kthimi. Ndërsa çdo shumë më e lartë se kjo, do të konsiderohet si kredi pa interes.

“Studentët të cilët nuk mund të mbështeten në ndihmë familjare ose që nuk kanë ndonjë mbështetje tjetër financiare e gjejnë shpejt veten në nevojë financiare”, citohet Ortega.

Studentët e universitetit në Cyrih mund të aplikojnë për ndihmë urgjente drejtpërdrejt në faqen e internetit të departamentit të universitetit për financat e studentëve, transmeton albinfo.ch.

Ata duhet të dëshmojnë se janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Raste të tilla janë për shembull, kur ata nuk janë më në gjendje të paguajnë qiranë ose kostot e tyre shëndetësore, ose kur u mungojnë paratë për një jetë minimale.

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori