LAJMI I FUNDIT:

Universitetet anashkalojnë Panairin e Shkupit

Universitetet anashkalojnë Panairin e Shkupit

“Ditët e arsimit dhe karrierës” sa vijnë e bëhen më pak të rëndësishme për universitete dhe institucionet tjera arsimore. Si asnjëherë deri tani, në historinë 20 vjeçare të organizimit të këtij aktiviteti, në Panairin e Shkupit ka munguar thuajse totalisht vëmendja e institucioneve arsimore për pjesëmarrje në “Ditët e arsimit dhe karrierës” 2017, shkruan gazeta Koha.

Në sallën numër 2, që organizatorët kishin ndarë për stendat e universiteteve dhe institucioneve tjera arsimore, mungonin universitete më të rëndësishme si “Kirili dhe Metodi” i Shkupit, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, FON, Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik”, “Kolegji Amerikan”, e shumë të tjerë, që zakonisht jemi mësuar t’i gjemë nëpër raste të këtilla. Këtë vit, në hapësirat e dedikuara të arsimin dominonin Universiteti “Goce Dellçev” i Shtipit, Universiteti “Klimenti i Ohrit” në Manastir dhe, aty-këtu ndonjë organizatë jo qeveritare si Qendra për Kërkime dhe Marketing Politik.


Sikur të mos mjaftonte vetëm mungesa e universiteteve relevante dhe institucioneve tjera arsimore, “Ditët e arsimit dhe karrierës” janë neglizhuar edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Asnjë prej zyrtarëve të lartë të kësaj ministrie nuk u paraqit në hapjen solemne të këtij aktiviteti apo të qëndrojë më pas në ndonjërën prej stendave modeste për nga oferta. I zbehtë ka qene edhe përfaqësimi në nivel rajonal. Një-dy universitete private nga Turqia, Kroacia dhe Sllovenisë, është gjithçka që lidhet me dimensionin ndërkombëtar të aktivitetit të sivjetmë. Si duket, “Ditët e arsimit dhe karrierës” nuk përbëjnë më atraktivitet si formë prezantimi të ofertës studimore.

Universitetet vendore, si duket po orientojnë mundësinë e prezantimit të ofertave të tyre akademike përmes formave tjera, kryesisht të organizimit të Ditëve të hapura nëpër kampuset gjegjëse universitare si dhe ata të reklamimit në masmedia. Universitetet shqiptare, UEJL dhe UT, nuk është hera e parë që anashkalojnë “Ditët e arsimit dhe karrierës” në Panairin e Shkupit. Thonë se parapëlqejnë Ditët e hapura, të cilat sivjet i kanë spostuar në kohë. Nga maji, kur bëheshin këto organizime në të kaluarën, këtë organizmi e kanë kaluar në muajin prill. Kjo është e vlefshme jo vetëm për UEJL-në dhe UT-në, por edhe për Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Demush Bajrami, këshilltar i Rektorit të UEJL-së për marrëdhënie me publikun, pohon për KOHA se në Ditët e hapura, të cilat u organizuan ditë më parë në Kampusin në Tetovë, janë vizituar nga rreth 1500 maturantë, nga të gjitha qytete e Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe disa qyteteve të Kosovës.

Ndërkaq, sikurse sqaron më tej Bajrami, UEJL tani e disa vite ka sjellë në Maqedoni praktikën amerikane të Ditëve të hapura, të cilat thotë se janë treguar të suksesshme. Përveç këtij aktiviteti, UEJL, organizon edhe Ditët e karrierës, ku studentët dhe punëdhënësit takohen drejtpërsëdrejti me njëri-tjetrin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori