LAJMI I FUNDIT:

Unitedi rivalizon Realin dhe Barcelonën për Ruizin

Unitedi rivalizon Realin dhe Barcelonën për Ruizin

Klubi i madh anglez, Manchester Unitedi është i fundit i interesuar për mesfushorin spanjoll të Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas mediumit Calcionapoli24, United tani është bashkuar në listën e klubeve që ndjekin Ruizin e Napolit.


Është pohuar se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, verën e kaluar e vlerësoi mesfushorin 150 milionë euro, por tani ka ndryshuar mendim.

Real Madridi ka gati 70 milionë euro për Ruizin
Lexo po ashtu Real Madridi ka gati 70 milionë euro për Ruizin

De Laurentiis thuhet se tani kërkon rreth 80 milionë euro për spanjollin 23-vjeçar.

Ruiz ka bërë 22 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një herë në ligë.

Ai ka lënë përshtypje me shkathtësinë e tij për të luajtur në si mesfushor qendror, por edhe më i avancuar, duke ndihmuar sulmin.

Willian dhe Fabian Ruiz nuk rinovojnë kontratat, në pritje të Barcelonës
Lexo po ashtu Willian dhe Fabian Ruiz nuk rinovojnë kontratat, në pritje të Barcelonës

Pretendohet se rivalët e La Ligës, Barcelona dhe Real Madrid, kanë monitoruar lojtarin disa herë, ndërsa kanë dërguar edhe skautë për të parë nga afër.

Unitedi do të duhet të veprojë shpejt për 23-vjeçarin, por gjithashtu janë lidhur me dyshen angleze James Maddison e Jack Grealish dhe danezin Christian Eriksen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori