LAJMI I FUNDIT:

Unitedi fiton me vështirësi ndaj WBA-së (Video)

Unitedi fiton me vështirësi ndaj WBA-së (Video)
WEST BROMWICH, ENGLAND - DECEMBER 17: Romelu Lukaku of Manchester United and teammate Jesse Lingard hold back Marcus Rashford during a confrontation with Ahmed El-Sayed Hegazi of West Bromwich Albion during the Premier League match between West Bromwich Albion and Manchester United at The Hawthorns on December 17, 2017 in West Bromwich, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Manchester Unitedi ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë ndaj West Bromi me rezultat 1-2.

Nuk ishte një lojë aspak e lehtë për Djajtë e Kuq pasi mysafirët luajtën në një nivel mjaft të lartë gjatë gjithë takimit.


Jesse Lingard duke festuar golin me Romelu Lukakun (Getty Images)

Goli i parë në ndeshje erdhi nga mysafirët, ku Romelu Lukaku shënoi pas asistimit nga Marcus Rashford, kjo në minutën e 27-të.

Në minutën e 35-të shënoi Jesse Lingard, i cili u asistua nga Juan Mata dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Jose Rondon rrezikoi portën e Man Utd në minutën e 56-të, ashtu si Rashford një minutë më vonë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Gareth Barry në minutën e 77-të, ndërsa shans të mirë për të barazuar rezultatin kishte edhe Jay Rodriguez (85′).

Marcus Rashford i dëshpëruar me rastin e lëshuar (Getty Images)

Pas kësaj fitore Unitedi renditet në pozitën e dytë me 41 pikë (11 më pak se City), kurse West Bromi vazhdon në vendin e 19-të me 14 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Leicester Cityt, kurse WBA ndaj Stoke Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori