LAJMI I FUNDIT:

Unitedi fiton dramën në Old Trafford ndaj Southamptonit

Unitedi fiton dramën në Old Trafford ndaj Southamptonit
Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester United arriti të fitojë ndaj Southamptonit me rezultat 3-2 në Old Trafford.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë, qarkulluan më shumë topin dhe në fund arritën taë marrin fitoren e merituar.


Romelu Lukaku lëshoi një rast të mirë për gol në minutën e tretë pasi Angus Gunn bëri një pritje fantastike.

Dëshpërimi i Paul Pogbas pas përfundimit të pjesës së parë (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Goli i parë në takim u shënua nga vendasit, ishte Yann Valery (26′) ai që shënoi dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë shikuam një United krejt ndryshe, fillimisht ishte Andreas Pereira ai që shënoi një gol të bukur në minutën e 53-të, ndërsa Lukaku (59′) i dha epërsinë skuadrës së tij për herë të parë në takim.

Vendasit barazuan me anë të James Ward-Prowse, anglezi shënoi një gol fantasik nga gjuajta e lirë (75′).

Festa e Romelu Lukakut pasi shënoi golin e tretë të Man Utd (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Fitorja erdhi fal golit nga Lukaku në minutën e 88-të, belgu shënoi pas një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. Vlen të theksohet se Paul Pogba dështoi të shënoi nga pika bardhë në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e katër me 58 pikë, kurse Southamptoni në pozitën e 17-të me 27 pikë.

Në xhiron e radhës Djajtë e Kuq luajnë kundër Arsenalit, ndërsa Southamptoni ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori