LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e do Benatian në janar

Unitedi e do Benatian në janar
Medhi Benatia (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka etiketuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia si përforcimin e mundshëm të tyre.

Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin e tyre në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Një nga arsyet më të mëdha për fillimin e tmerrshëm të Manchester Unitedit në këtë sezon ka qenë mbrojtja e tyre e tmerrshme.

Manchester United do të ofrojë rreth 80 milionë euro për Maguirren
Lexo po ashtu Manchester United do të ofrojë rreth 80 milionë euro për Maguirren

Klubi nga Old Trafford tashmë kanë pranuar 18 gola në Ligën Premier në vetëm 11 ndeshje dhe kjo është statistikë negative për klubin anglez.

Benatia pëlqehet shumë nga Mourinho (Getty Images)

Jose Mourinho po kërkon të forcojë skuadrën e tij në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo pasi ai nuk arriti të bënte diçka të tillë në afatin e fundit kalimtar të transferimeve të verës.

Juve në një nivel tjetër, skuadra e tyre rezervë ka kualitete për një vend në top katërshe
Lexo po ashtu Juve në një nivel tjetër, skuadra e tyre rezervë ka kualitete për një vend në top katërshe

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Unitedi është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Juventusit, Benatia.

Transferimi i Benatias mund të arrihet lehtë pasi marokeni ka mbetur mbrapa në hierarki, pas Chiellinit, Bonuccit, Barzaglit e Ruganit. /Telegrafi/