Manchester United njoftohet se ka hapur bisedimet me Juventusin rreth mundësisë së transferimit të Paulo Dybalas.

Djajtë e Kuq kanë qenë prej kohësh të lidhur me një transferim të sulmuesit argjentinas gjersa Gazzetta dello Sport raporton sot se gjatë ditës së djeshme janë vënë kontaktet e para mes klubit anglez dhe Juventusit

Megjithatë, gazeta sportive paralajmëron se kampioni italian po kërkon ‘të paktën 80 milionë euro’ për futbollistin, i cili nga ana tjetër do të preferonte të qëndronte në Serie A.

Foto: Juventus/Twitter

Sulmuesi 25-vjeçar deri më tani nuk ka treguar shenja se dëshiron të largohet, por një ofertë e madhe mund ta tundojë Zonën e Vjetër, veçanërisht nëse pjesë e negociatave është Paul Pogba.

Theksojmë se skuadra e Ligës Premier ka kohë deri më 8 gusht kur përfundon afati i transferimeve të lojtarëve.

Ndryshe, Dybala deri më tani ka pasur 128 paraqitje për bardhezinjtë gjersa ka shënuar 57 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/