LAJMI I FUNDIT:

“Unë po shkoj në një shtëpi të zbrazët”, fraza trishtuese e Princeshës Diana e cila u kujtua në 22 vjetorin e vdekjes së saj

“Unë po shkoj në një shtëpi të zbrazët”, fraza trishtuese e Princeshës Diana e cila u kujtua në 22 vjetorin e vdekjes së saj

Katie Couric ka zbuluar bisedën marramendëse që pati me Princeshën Diana vetëm një vit para se të vdiste, duke kujtuar se si mbeti e vetmuar, duke pranuar se po shkonte në një shtëpi të zbrazët, teksa ishte në mes të divorcit të saj me Princin Charles.

Në një ese të botuar nga InStyle më 30 gusht, vetëm një ditë para 22 vjetorit të vdekjes së Dianës, gazetarja 62-vjeçare shpjegoi se ajo së pari u takua me Princeshën e Popullit në një drekë në Chicikago, në qershor të vitit 1996, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Unë u nervozova kur takova Princeshën Diana dhe u ula dy vende larg saj gjatë drekës. Biseduam dhe ajo më tha që i pëlqente buzëkuqi im rozë. Qesharake”, ka shkruar ajo për bisedën e tyre të rastësishme.

Çifti dëshmitar i aksidentit të Princeshës Diana kanë frikë për jetën e tyre: Ata vazhdojnë të kujtojnë se panë dy vetura misterioze në vendngjarje
Lexo po ashtu Çifti dëshmitar i aksidentit të Princeshës Diana kanë frikë për jetën e tyre: Ata vazhdojnë të kujtojnë se panë dy vetura misterioze në vendngjarje

“Pastaj unë thashë diçka si: ‘Ju duhet të lodheni duke udhëtuar dhe duke takuar kaq shumë njerëz dhe duke pasur nevojë të shtrëngoni duart me të gjithë këta të panjohur. A jeni e ngazëllyer që po shkoni në shtëpi?”

Katie Couric, moderatorja e njohur që e kishte takuar Princeshën Diana një vit para se ajo të vdiste (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Sipas Couric, Princesha e Uellsit u përgjigj: “Unë do të isha, por do të shkoj në një shtëpi të zbrazët”.

“Unë kurrë nuk do ta harroj përgjigjen e saj”, tha prezantuesja e televizionit. ‘Kjo ishte ndërsa ajo po përfundonte divorcin e saj me Princin Charles dhe ajo dukej pak melankolike dhe e vetmuar. Zemra ime u pikëllua pak për të ‘.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse bota u dashurua me Dianën – ajo i la njerëzit të shohin pasigurinë dhe dobësinë e saj”, shkroi Couric. ‘Po, ajo ishte një princeshë, por disi, ajo ishte si të gjithë ne’, ka shkruar më tej në rrëfimin e saj gazetarja.

Princesha e Uellsit, Diana (Foto: Princess Diana Archive/Getty Images/Guliver)

Diana dhe Charles, tani 70 vjeç, u martuan në Katedralen e Shën Palit në Londër në korrik të vitit 1981 dhe kishin dy djem: Princin William dhe Princin Harry. Ata u ndanë në vitin 1992, dhe divorci i tyre u përfundua në gusht të vitit 1996, vetëm dy muaj pasi Couric u takua me Dianën në Chicikago.

Couric tha që ajo ishte në shtëpinë e saj në Millbrook, New York, kur fillimisht dëgjoi se Princesha Diana ishte plagosur rëndë në një aksident automobilistik në Paris në 31 gusht 1997.

Gjashtë rregullat e familjes mbretërore, që Princesha Diana i ndryshoi për të mirë
Lexo po ashtu Gjashtë rregullat e familjes mbretërore, që Princesha Diana i ndryshoi për të mirë

Tashmë ishte një kohë stresuese për Couric, burri i së cilës, Jay Monahan ishte duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë. Ajo kujtoi se ishte e ‘shkatërruar’ kur u njoftua se Diana kishte vdekur.

Katie Couric, moderatorja e njohur që e kishte takuar Princeshën Diana një vit para se ajo të vdiste (Foto: Leigh Vogel/Getty Images/Guliver)

Ylli i sotëm ishte në mesin e gazetarëve që udhëtuan për në Londër për të marrë pjesë funeralin e Dianës, dhe ajo ende kujton se si ishte të shihte William dhe Harryn, të cilët ishin vetëm 15 dhe 12 vjeç në atë kohë, të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre me kokat e tyre të përkulura.

“Megjithëse unë po raportoja për atë që po ndodhte, edhe unë po mbaja zi për Princeshën Diana”, tha ajo, duke pranuar vdekjen e parakohshme të princeshës, si diçka që bëri të imagjinonte se çfarë do të ndodhte nëse burri i saj do të vdiste nga kanceri dhe të linte dy vajzat e tyre pa prind.

“Në një moment, kameramanët duhej të hiqnin kamerat nga unë, sepse isha aq e lodhur dhe lotët filluan të më rridhnin në fytyrë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Princesha Diana (Foto: Newsmakers/Guliver)

Pothuajse pesë muaj pas funeralit të Dianës, burri i Couric vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në janar të vitit 1998 në moshën 42 vjeçare.

Gazetarja u ul me Princin William dhe Princin Harry për një emision special të ABC News në vitin 2012, i cili u zhvillua 16 vjet pasi ajo u takua për herë të parë me nënën e tyre.

Couric, e cila tregoi se fëmijët e saj rriten pa babanë e tyre, e pyeti Williamin për mungesë e nënës së tij në dasmën e tij dhe të Kate Middleton, e cila u zhvillua në prill të vitit 2011.

“Ishte shumë e vështirë”, i tha ai asaj. “Unë e përgatisja veten paraprakisht … Nuk doja që ndonjë buzë e mprehtë ose ndonjë gjë tjetër që më ndodhte”, kishte thënë William.

“Jam ndjerë vërtet e trishtuar për të dhe e trishtuar për sa shumë kishte humbur Diana”, shkroi Couric. “Por unë gjithashtu u ndjeva krenare si nënë që ai e kuptoi se sa e dhimbshme ishte ta bënte dasmën pa nënën e tij. /Telegrafi/

Princi William dhe Harry në përkujtimin e nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana (Foto: Kirsty Wigglesworth- WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori