LAJMI I FUNDIT:

Çifti dëshmitar i aksidentit të Princeshës Diana kanë frikë për jetën e tyre: Ata vazhdojnë të kujtojnë se panë dy vetura misterioze në vendngjarje

Çifti dëshmitar i aksidentit të Princeshës Diana kanë frikë për jetën e tyre: Ata vazhdojnë të kujtojnë se panë dy vetura misterioze në vendngjarje

Një çift që dëshmoi pasojat e aksidentit në të cilin vdiq Princesha Diana, thanë se vdekja e saj nuk ishte “aksident”.

Robin dhe Jack Firestone pretendojnë se ende jetojnë në frikë për jetën e tyre pasi raportojnë faktin se kanë parë dy vetura të errëta dhe misterioze në vendngjarje.


Princesha Diana, 36 vjeçe, i dashuri i saj Dodi Fayed, 42 vjeç, dhe shoferi i tyre Henri Paul, 41 vjeç, vdiqën në tunelin Pont de l’Alma në Paris më 31 gusht të vitit 1997.

Robin dhe Jack Firestone – çifti dëshmitar në aksidentin me veturë të Princeshës Diana (Foto: Facebok)

Firestones kishte deklaruar se ishin në rrugën e tyre me veturë, kur ata u futën në tunel vetëm pak minuta pas përplasjes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ata thonë se panë dy vetura ‘formale’ dhe ‘të parkuara pa hezitim’, të cilat ishin ndalur në pjesën e përparme të vetursë së tipit ‘Mercedes S280’ të Princeshës.

Por ishte vetëm mëngjesi i ardhshëm kur ata e kuptuan se gruaja brenda atij Mercedesi ishte Diana.

Tuneli ku ndodhi aksidenti me fatalitet i Princeshës Diana (Foto: Reuters)

Çifti gjetën një polic francez për të raportuar veturat misterioze që kishin parë.

Robin tha: “Shkuam te ai dhe i thashë: Dëgjo, ne ishim në tunel mbrëmë dhe duhet të flasim me policinë, sepse ka gjëra që pamë”.

“Pa hezitim, ai tha se ata kanë dëshmitarë të mjaftueshëm. Mos u shqetësoni për këtë.

“Ne ishim të habitur. Një nga gratë më të famshme në botë është vrarë dhe nuk duan të flasin me dëshmitarët”, kishte thënë ai.

Princesha Diana vdiq më 31 gusht të vitit 1997 (Foto: Lisa Lake/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht se janë dëshmitarë okularë, ata pretendojnë se u ndaluan nga dhënia e provave nga autoritetet franceze dhe pastaj nga britanikët, sepse dëshmia e tyre ishte kaq e diskutueshme.

Ata as nuk u thirrën në hetimin e parë që u zhvillua në Londër në janar të vitit 2007.

Muaj më vonë, kur u vendos, hetimi duhej të dëgjohej para një jurie, babai i Dodit Mohamed Fayed kontaktoi me Firestones.

Në shtator të vitit 1999, gjykatësi francez Herve Stephan kishte hedhur akuza për vrasje kundër nëntë fotografëve dhe një motoçiklist shtypi duke thënë se droga dhe alkooli i marrë nga shoferi Henri Paul, si dhe shpejtësia e tepruar, shkaktuan vdekjen.

Por Z. Fayed ishte i bindur se djali i tij dhe Princesha Diana u vranë.

Princesha Diana (Foto: Princess Diana Archive/Getty Images/Guliver)

Çifti u takua me ekipin ligjor të Fayed në New York, të cilët më pas paraqiti deklaratën e tyre drejtuar Lordit të Drejtësisë Scott Baker, i cili kryesonte hetimin.

Megjithatë, Robin pretendon se ishte ‘e qartë’ që as anglezët apo francezët nuk donin ta dëgjonin dëshminë e saj.

Një juri u kthye në një vendim të ‘vrasjes së paligjshme’ nga Henri Paul dhe paparacët që kërkuan veturën e Princeshës.

Robin tha: “Ne ende jetojmë nga frika për shkak të asaj që pamë dhe asaj që ne kemi thënë”.

“Unë nuk mendoj se vdekja e Dianës ishte një aksident dhe veprimi i autoriteteve më bën të besoj deri më sot më shumë se kurrë”.

“Gjithë aksidenti ishte një gjë e sajuar. Unë shpresoj që një ditë, William dhe Harry të rriten më shumë duke dashur të marrin përgjegjësinë për të gjetur se çfarë ka ndodhur vërtet me nënën e tyre”.

Princi William dhe Princi Harry (Foto: Kirsty Wigglesworth- WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Robin dhe Jack thonë se ata besojnë se ‘diçka e keqe’ mund t’u ndodhë atyre në një përpjekje për të heshtur dëshminë e tyre.

Ata janë kaq të frikësuar nga hakmarrjet dhe tani jetojnë edhe në një kompleks të rrethuar.

Jack thuhet se është në bisedime me një kompani prodhimi për ta kthyer librin e tij “Chasing Diana” në një film. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori