eksperti-banner

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, tashmë është një nga emrat më të afirmuar në tregun muzikor shqiptar.

Ajo këndon kryesisht në zhanrin hip-hop, teksa dëshirën për t’u marrë me muzikë e ka pasur që e vogël.


Reperja me prejardhje nga Prizreni madje ka kujtuar së fundmi përmes disa fotografive, se si edh gjatë kohës kur ishte studente kishte të njëjtat aspirata.

tayna 1564582508977670676668003448554581945753154n

Ajo kishte vendosur në murin e saj një letër me afirmimin: “Unë jam këngëtarja/arkitektja më e suksesshme”.

Me “arkitekte”, reperja aso kohe i referohej shoqes së saj të ngushtë, e cila studionte Arkitekturën.

taj1 e1614952347590 Foto: Tyana/InstaStory

“Para tri viteve kur ende s’kam qenë ‘Tayna’, kam pas afirmime të tilla në banesën tonë studentore...bile i shkruaja edhe për shoqe të mijat arkitekte. Morali i tregimit: Ato funksionojnë”, ka shkruar Tayna në një fotografi të publikuar në InstaStory.

Tayna përpara se të bëhej e famshme, studionte për Shkenca Kompjuterike në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, në Prishtinë. /Telegrafi/