LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit sekuestrojnë edhe një tank të ushtrisë ruse, koloneli i Kievit filmohet duke e vozitur

Ukrainasit sekuestrojnë edhe një tank të ushtrisë ruse, koloneli i Kievit filmohet duke e vozitur

Një pjesëtar i ushtrisë ukrainase është filmuar duke vozitur tankun e sekuestruar rus, derisa ushtria e këtij vendi po vazhdon të avancojë me hapa të shpejtë drejt territoreve që dikur ishin nën kontrollin e rusëve.

Në videon e shpërndarë në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes – koloneli Pavlo Fedosenko që është në krye të brigadës së 92-të të motorizuar, shihet duke qeshur me ironi derisa vozit tankun rus, transmeton Telegrafi.


Përbri videos është edhe mbishkrimi, ku thuhet se “personalisht ka sekuestruar këtë tank të ushtrisë ruse”.

Gjykuar nga pamjet dhe sipas ekspertëve të sigurisë, bëhet fjalë për tankun e tipit T-90, që konsiderohet si tanku i gjeneratës së tretë të ushtrisë ruse që Kremlini e cilëson si një nga më të avancuarit që ka ky vend.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit sekuestrojnë tanke të ushtrisë ruse.

Javëve të fundit arsenalit të Ukrainës i janë shtuar edhe dy tanke – T-72 dhe T-80 që dikur i përkisnin ushtrisë ruse, ndërsa pas sekuestrimit nga ukrainasit, Kievi po i përdor kundër ushtarëve të Putinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori