LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka shkatërruar 18 raketa dhe 25 dronë të Rusisë, vetëm në sulmet e fundit

Ukraina thotë se ka shkatërruar 18 raketa dhe 25 dronë të Rusisë, vetëm në sulmet e fundit

Rusia ka sulmuar së fundmi kryeqytetin ukrainas, Kievin, dhe qytetin perëndimor të Lviv me 57 raketa dhe dronë shumica e të cilëve janë shkatërruar nga forcat ukrainase.

Bëhet e ditur se sulmet ruse në Kiev kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit.


Por, shpejt ka reaguar mbrojtja e Ukrainës e cila i ka shkatërruar 18 nga 29 raketat e lëshuara dhe 25 nga 28 dronët sulmues duke theksuar se sistemet e saj të mbrojtjes ishin të angazhuara në zmbrapsjen e sulmit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Për kundërsulmin e forcave ukrainase ka njoftuar edhe kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Kievi sheh shpërthime të shumta, e gjithë Ukraina vihet në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore
Lexo po ashtu Kievi sheh shpërthime të shumta, e gjithë Ukraina vihet në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore

“Mbi kryeqytetin dhe në afërsi të tij, mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërruan rreth një duzinë raketash. Dëmi ka qenë i vogël”, tha Popko.

Ndryshe, sulmet gjatë ditëve të fundit janë shtuar si hakmarrje për sulmet e supozuara të Ukrainës gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në Rusi.

“Rusia vazhdon të lëshojë drone dhe raketa pa dallim dhe pa marrë parasysh rrezikun në të cilin gjenden miliona civilë, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar”, tha ambasadorja e SHBA-së, Bridget Brink.

Ndërkohë, Polonia ka bërë të ditur se hapësira e saj ajrore është shkelur nga një nga raketat e lëshuara nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori