LAJMI I FUNDIT:

Kievi sheh shpërthime të shumta, e gjithë Ukraina vihet në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore

Kievi sheh shpërthime të shumta, e gjithë Ukraina vihet në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore

Shpërthime të shumta kanë goditur Kievin dhe e gjithë Ukraina është vënë në gatishmëri pasi Rusia nisi një valë sulmesh ajrore.

Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, rajoni i Lviv në kufi me Poloninë ishte gjithashtu në shënjestër dhe një nga raketat hyri në hapësirën ajrore polake, thanë forcat e armatosura të vendit.


Sulmet nisën në kryeqytet në orën 05:00, vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ushtria ukrainase tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore ishin të angazhuara në zmbrapsjen e sulmit.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, theksoi se rreth një duzinë raketash ruse ishin shkatërruar mbi kryeqytetin dhe në afërsi të tij.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha si rezultat i sulmeve, shtoi ai në një deklaratë në Telegram.

Ndërsa Andriy Sadovyi, kryebashkiaku i Lviv, tha në Telegram se vetë qyteti nuk ishte goditur.

Megjithatë, rreth 20 raketa dhe shtatë dronë sulmues ishin lëshuar kundër rajonit më të gjerë të Lviv, duke synuar “infrastrukturën kritike”.

Ukraina ishte vendosur më herët në alarm mbarëkombëtar që paralajmëroi për lëshimin e raketave nga bombarduesit strategjikë rusë.

Ndërkohë, Polonia bëri të ditur se hapësira e saj ajrore ishte shkelur nga një nga raketat e lëshuara nga Rusia.

“Objekti hyri në hapësirën polake pranë qytetit Oserdow dhe qëndroi atje për 39 sekonda. Gjatë gjithë fluturimit, ai u vëzhgua nga sistemet e radarëve ushtarakë”, citohet të kenë thënë forcat e armatosura në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori