LAJMI I FUNDIT:

Uji ka efekt mbi dëshirën seksuale tek femrat

Uji ka efekt mbi dëshirën seksuale tek femrat

Uji është thelbësor për shëndetin e organizmit, por ka shumë njerëz që për arsye kohe e lenë pas dore hidratimin.

Sipas një studimi të fundit, ekziston një lidhje e ngushtë mes hidratimit dhe epshit. Për të thelluar më tepër studimin Patricia Johnson shpjegon anët pozitive të hidratimit:

Efekt lubrifikues
Sipas autores së librit Partners in Passion: ‘A Guide to Great Sex’, efekti lubrifikues është i lidhur me konsumin e ujit. Lubrifikimi thjeshton kënaqësinë dhe largon dhimbjen edhe në rastet kur marrja e ilaçeve, alkooli apo menopauza e bëjnë të vështirë lubrifikimin natyral.


Më shumë dëshirë, më shumë hidratim
Studiues të ndryshëm bien dakort mbi faktin se sa më i lartë të jetë epshi aq më e madhe do të jetë humbja e lëngjeve, shkruan Anabel . Për shkak të tensionit erotik, temperatura e trupit rritet duke shkaktuar skuqje, djersitje e ndjesinë tipike të nxehtësisë intensive, prandaj hidratimi është i nevojshëm para marrëdhënieve.

Stina influencon
Siç është dokumentuar nga studime të tjera, ditët e ngrohta ndihmojnë në dëshirën seksuale tek femrat, në fakt, falë rritjes së orëve me dritë përmirësohet prodhimi i endorfinës e cila ka efekte pozitive mbi qarkullimin e gjakut, humorin e mirë dhe largimin e stresit apo ankthit.

Dieta ndihmon
Uji zë një përqindje të caktuar në trup nga 70-85% deri në 55%, më e madhe tek fëmijët e vegjël dhe më e ulët tek të moshuarit. Kjo përqindje ndryshon nga një person tek tjetri, por gjithsesi është e rëndësishme të konsumohet masa e duhur e ujit apo lëngjeve. Nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat dhe perimet e stinës mbi tryezë. Mbani mend se harmonia e trupit nis nga tryeza. Kështu përfitoni edhe në aspektin e marrëdhënieve seksuale. /Telegrafi/