LAJMI I FUNDIT:

Uellsi ëndërron gjysmëfinalen

Uellsi ëndërron gjysmëfinalen

Herën e fundit që Uellsi kishte arritur në çerekfinale të një turneu të madh në futboll, në Botërorin e vitit 1958, pati përballë një fuqi si Brazili të udhëhequr nga legjenda Pele.

Është dashur gati gjashtë dekada për t’u kthyer sërish në një skenë të madhe të futbollit dhe Uellsi tash gjendet në çerekfinale të ‘Euro 2016’, ku do të përballet me Belgjikën. Por mund të ketë mundësinë që të kalojë edhe më mirë se 58 vite më parë, përcjell Koha Ditore.


Uellsi arriti një fitore të mundimshme ndaj Irlandës së Veriut të fortë defensive në Paris të shtunën në 1/8 e finales, ndeshje që u vendos me një autogol të vonshëm. Tifozët e Uellsit mund të mbajnë shpresa që edhe çerekfinalja është e kalueshme dhe se përfaqësuesja mund të arrijë për herë të parë në gjysmëfinale të një ngjarje të madhe, shkruan Reuters.

Me një vend në librat e rekordeve të Uellsit pranë, seleksionuesi i Uellsit, Chris Coleman nuk ka dashur të ulë shpresat e tifozëve të tij.

“Vazhdoni të ëndërroni. Pse jo? Ne nuk do të shikojmë para, por tifozët mund të ëndërrojnë dhe të jenë të entuziazmuar. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Ata po e shijojnë çdo minutë dhe e meritojnë të jenë këtu”, ka qenë mesazhi i Colemanit për tifozët uellsianë që po festonin.