eksperti-banner

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19.

Kjo e ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit.

Mediat e huaja kanë shkruar për disa vendime që janë marrë dhe të tjera që do të publikohen nga UEFA në orët në vijim.

uefa 1

Gjasat janë të shumta që të shohim një finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës të luhen pa tifozë. raporton prestigjiozia  “The Independent”.

Ajo që tashmë është e sigurt, kampionatet duhet të mbyllen të gjithat edhe nëse vazhdojnë edhe përtej muajit gusht.


Pas konsultës me 55 sekretarët e përgjithshëm janë marrë disa vendimet që vijojnë si më poshtë:

1- Anulohen gjitha miqësoret e planifikuar në fillim të qershorit. 2- Në prill dhe maj nuk ka futboll. 3- Parashikohen që kampionatet të nisin në qershor. 4- Prioritet do të jetë vijimi i kampionateve përtej muajve të verës.


/Telegrafi/
telegrafi sport app