eksperti-banner

UEFA ka publikuar listën me 50 futbollistët që do të votohen nga tifozët për 'Ekipin më të mirë të vitit 2018', të cilët prezantojnë 14 klube dhe 20 shtete.

Editorët e korrespodentët kanë bërë zgjidhjet e tyre duke u bazuar në paraqitjet ditore dhe ndërkombëtare të futbollistëve.


Ekipi me më shumë lojtarë është Real Madridi me nëntë sosh, i ndjekur nga Barcelona me shtatë dhe Atletico Madridi e Liverpooli me nga gjashtë.

uefa 50 11

Shteti që ka më shumë lojtarë është kampioni i Botës, Franca me dhjetë, i ndjekur nga Spanja me gjashtë dhe Brazili me pesë.

Lojtari më i vjetër i nominuar për në ekipin e vitit është mbrojtësi italian i Juventusit, Giorgio Chiellini, me 34 vjet.

Giorgio Chiellini Juventus e1521455664900 Giorgio Chiellini (Foto: GettyImages)

Lojtari më i gjatë është mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly me 1.95cm, ndërsa më i shkurti mesfushori i Chelseat, N'Golo Kante me 1.69cm.

Futbollisti më i ri i nominuar është adoleshenti francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, vetëm 19 vjeç.

Mbappe Kylian Mbappe (Getty Images)

Të gjithë 50 futbollistë e nominuar kanë së bashku plot 1389 vjet, ndërsa mesatarja e tyre është 27.78 vjet.

Portierët: Alisson Becker, Hugo Lloris, Keylor Navas, Jan Oblak, Marc-Andre Ter Stegen. 

uefa portieret

Mbrojtësit: Marcelo, Giorgio Chiellini, Jose Gimenez, Diego Godin, Theo Herandez, Jordi Alba, Joshua Kimmich, Kalidou Koulibaly, Kostas Manolas, Gerard Pique, Sergio Ramos, Raphael Varane, John Stones, Samuel Umtiti, Virgil Van Dijk. 

UEFA mbrojtesit

Mesfushorët: Luka Modric, N'Golo Kante, Eden Hazard, Kevin de Bruyne, James Milner, Casemiro, Toni Kroos, Ivan Rakitic, Paul Pogba, Dimitri Payet, David Silva, Miralem Pjanic, Saul Niguez, Isco, Florent Thauvin. 

uefa mesfushoret

Sulmuesit: Antoine Griezmann, Lionel Messi, Paolo Dybala, Mohamed Salah, Kylian Mbappe, Harry Kane, Neymar, Cristiano Ronaldo, Roberto Firmino, Sadio Mane, Edin Dzeko, Gareth Bale, Edinson Cavani, Luis Suarez, Robert Lewandowski. 

uefa 50

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app