LAJMI I FUNDIT:

UEFA po mendon zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në fundjavë

UEFA po mendon zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në fundjavë

UEFA thuhet se po mendon të luajë sezonin e mbetur të Ligës së Kampionëve gjatë fundjavave dhe kjo ide nuk është se po pëlqehet edhe aq.

Për shkak të coronavirusit, të gjitha kampionatet dhe garat janë pezulluar, në pritje të largimit të sëmundjes ngjitëse.


Një hipotezë është të luhet pjesa e mbetur e sezonit të Ligës së Kampionëve gjatë fundjavave.

UEFA cakton data të reja për finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës
Lexo po ashtu UEFA cakton data të reja për finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Në anën tjetër, ndeshjet në ligë të luhen gjatë javës në mënyrë që të përfundohet sa më shpejt sezoni.

Sipas gazetës Tuttosport, kjo ide nuk pëlqehet nga klubet e Serie A, pavarësisht se Lega Serie A është dakord për një propozim të tillë të mundshëm të UEFA-së.

Të luash ndeshje në mesjavë do të prodhonte turma më të pakta për klubet e Serie A, që do të thotë më pak të ardhura nga dita e ndeshjes. /Telegrafi/