LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqin me pikë të plota: Liverpool, Juventus, PSG dhe Bayern kanë fituar çdo ndeshje deri më tani

Udhëheqin me pikë të plota: Liverpool, Juventus, PSG dhe Bayern kanë fituar çdo ndeshje deri më tani

Edhe pse janë pjesë e katër ligave më të mëdha evropiane, ata nuk njohin kundërshtarë dhe gjenden që në fillim në krye të tabelës.

Udhëheqësit e çdo kampionati kanë fituar çdo ndeshje që kanë luajtur, duke nisur nga kampionatet si në Angli, Gjermani, Francë dhe Itali.


Liverpool, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Juventus kanë vendosur diktatin.

Liverpooli i Jurgen Kloppit është një risi në krye të ligës edhe pse Reds kurrë nuk e kanë fituar titullin e Ligë Premier, pasi kështu quhet që nga viti 1992, por janë rrugës, pas ata kanë fituar gjashtë ndeshjet e tyre të para deri më tani.

Në fakt, ata e kanë nisur mirë edhe në Ligën e Kampionëve ku fituan 3-2 ndaj PSG-së.

Lojtarët e Klopp janë para Manchester Cityt dhe Chelseat, që kanë lënë nga dy pikë.

Sa i përket PSG-së, ata kanë fituar gjashtë ndeshje në kampionat. Siç duket kampionati në Ligue 1 nuk do të ketë histori, pasi PSG e Thomas Tuchel pritet ta mbyll shpejt.

Shpejt pasi ata janë aktualisht pesë pikë larg Lilles, që duket se janë konsoliduar  nga sezoni i kaluar.

Për më tepër, kjo është hera e parë në histori që klubi francez i ka fituar gjashtë ndeshjet e para të ligës.

Bayern dhe Juventusi, klube që nuk dinë të humbasin pikë

Duket e pamundur që të ketë befasi në Gjermani dhe Itali, pasi si Bayern ashtu dhe Juve, janë duke shkuar drejt titullit të shtatë,  respektivisht të tetë rresht.

Te bavarezët shihet dora e Niko Kovac, që pas vetëm katër javësh ka krijuar epërsi, dy pikë nga Hertha Berlin dhe katër nga Borussia Dortmund dhe Ëerder Bremen.

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi e ka rritur vetëm hendekun mes Zonjës së Vjetër dhe pjesës tjetër të rivalëve.

Djelmoshat e Massimiliano Allegrit kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të para me Ronaldon që ka shënuar tre gola deri më tani.

=

Napoli duket ndjekësi i vetëm, por që kanë humbur lojtarë si Jorginhon e Pepe Reina, e trajnerin e tyre Maurizio Sarri.

Ndërkohë, Lazio është gjashtë pikë larg Juves, Inter tetë dhe Milani dhjetë. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori