LAJMI I FUNDIT:

U shpall femra e vitit, shumëkush e lëvdoi, të tjerët e kritikuan Shakiran për fustanin e shkurtë

U shpall femra e vitit, shumëkush e lëvdoi,  të tjerët e kritikuan Shakiran për fustanin e shkurtë
(Foto: Telemundo/Getty Images)

Shakira është shpallur femra e vitit nga Billboard dhe me atë rast ka mbajtur një fjalim emocionues që ka përlotur shumë të ftuar në audiencë.

Këngëtarja foli hapur dhe sinqerisht për përfundimin e lidhjes së saj shumëvjeçare me Gerard Pique, me të cilin ka dy djem.


“Nuk ka rëndësi nëse dikush është besnik apo jo, ajo që ka shumë rëndësi është t’i qëndrosh besnike vetes. Kur u ndjeva më e humbura, muzika më ktheu në rrugën e duhur”, ka thënë ndër të tjera Shakira.

Shakira dhe Tom Cruise u panë bashkë në garën e Formula 1, nisin thashethemet për romancë të mundshme
Lexo po ashtu Shakira dhe Tom Cruise u panë bashkë në garën e Formula 1, nisin thashethemet për romancë të mundshme

Ajo shtoi se në jetën e çdo femre vjen një moment kur vetëvlerësimi i tyre nuk varet më nga një person tjetër, por është e rëndësishme që ajo ta pranojë veten ashtu siç është.

Të pranishmit e përshëndetën fjalimin e saj me duartrokitje të zhurmshme, ndërsa fansat i dërguan komplimente të shumta në rrjetet sociale për dukjen, por edhe guximin për të folur hapur për tradhtinë që përjetoi nga partneri.


Mirëpo, kishte edhe nga ata që kritikuan minifustanin me të cilin ajo u shfaq kur e mori çmimin:

“Urime, por duhet të gjesh dikë që të të ndihmojë të vishesh. Ti je personazh shumë i madh për t’u veshur kaq lirë”.

“Të dua, por duhet ta pushosh nga puna stilistin. Ti je Shakira dhe vishesh ashtu. Ky fustan duket sikur është i vitit 2005”.

“Ti je e bukur, por mendoj se duhet të vishesh më elegante”.

“Zgjedhje e keqe e fustanit, ndërsa as thonjtë nuk i ka rregulluar”.


Kujtojmë se këngëtarja 46 vjeçare së fundmi është zhvendosur në Miami me djemtë e saj, Milan dhe Sasha, ku po fillon një jetë të re pas ndarjes me Pique. /Telegrafi/

(Foto: Telemundo/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori