LAJMI I FUNDIT:

U përuruan edhe 2.5 kilometra rrugë në dy fshatra të Malishevës

U përuruan edhe 2.5 kilometra rrugë në dy fshatra të Malishevës

Sot në fshatrat Shkarashnik dhe Marali, janë përuruar rrugët e asfaltuara, me një gjatësi prej 2.5 kilometrave. Përurimin e rrugëve e ka bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me zyrtarët tjerë përgjegjës dhe me banorët e këtyre dy fshatrave.

Me këtë rast kryetari Begaj, i ka uruar banorët për rrugët e reja.

“Rregullimi i infrastrukturës rrugore është një prej obligimeve që ne kemi në raport me të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, dhe në kuadër të këtij obligimi, ne jemi duke i ndërtuar rrugët në të gjitha vendbanimet e komunës sonë”, tha Begaj në ceremonitë e përurimit të rrugëve.

“Sot, pothuajse të gjitha rrugët dhe rrugicat në lagjet e fshatrave të Komunës së Malishevës, janë të rregulluara dhe të asfaltuara, dhe kështu jetesa e të gjithë banorëve bëhet e lehtë, pasi me ndërtimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve”, tha Begaj dhe i ka uruar banorët e Maralisë dhe të Shkarashnikut.

Ndërtimi i këtyre rrugëve, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës. /Telegrafi/