LAJMI I FUNDIT:

U pa si pasuesi i Messit, ndryshoi kombësinë dhe u cilësua si i pashitshëm – Barcelona ia cakton çmimin Ansu Fatit

U pa si pasuesi i Messit, ndryshoi kombësinë dhe u cilësua si i pashitshëm – Barcelona ia cakton çmimin Ansu Fatit

Ka disa muaj që e gjithë bota ishte shumë optimiste me Ansu Fatin. Të gjithë te Barcelona besonin se tashmë e kishin gjetur pasuesin e Lionel Messit, derisa ky i fundit më pas iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë.

Gjatë sezonit të kaluar, tani pa argjentinasin, Barça kishte nevojë për një lojtar nga akademia e saj më shumë se kurrë, i cili kishte mjaft cilësi për ta çuar skuadrën përpara, por dy lëndime afatgjata e thyen këtë ëndërr.


Xavi Hernandez nuk mund të llogariste në cilësitë e Fatit sezonin e kaluar dhe për këtë arsye, Joan Laporta dhe bordi duhej të përforconin skuadrën me ardhjen e lojtarëve si Ferran Torres, Adama Taore apo Pierre-Emerick Aubameyang, raporton El Nacional.

Askush nuk e mendonte, dy vite më parë, se Ansu Fati mund të largohej nga Blaugranasit. Një lojtar që ishte stërvitur në skuadrën katalunase, me këto karakteristika, bëri të mendohej se edhe nëse do të vinte një ofertë monstruoze, anësori do të qëndronte 100 për qind në “Camp Nou”. Por, në muajt e fundit, situata e Ansusë ka ndryshuar rrënjësisht, si nga këndvështrimi i trajnerit ashtu edhe nga këndvështrimi i bordit.

Në këtë fillim të sezonit 2022/23, sulmuesi vështirë se është llogaritur nga Xavi. Trajneri nuk ka dashur të rrezikojë rikthimin e Fatit në fushë. Pasi ishte pa kondicion për një kohë të gjatë dhe me shqetësimin se mund t’i rikthehej lëndimeve që pësoi, Xavi preferoi të ishte shumë konservator me Fatin, i cili ka luajtur shumë pak dhe për momentin nuk është një futbollist thelbësor, aq më tepër që ardhja e Robert Lewandowskit. Sipas mediumit Culemania, Barça nuk e përjashton shitjen e tij nëse situata nuk përmirësohet dhe nëse klubi merr një ofertë prej rreth 80 milionë eurosh.

Rikthimi i sulmuesit të talentuar këtë sezon me Barçën është ndoshta shumë i ngadaltë. Dhe pikërisht Laporta duhet të nxjerrë edhe më shumë masë pagash nga skuadra, pasi shifrat nga merkato e verës nuk mjaftojnë për të përfunduar përmirësimin e situatës ekonomike të klubit. Edhe pse situata e anësorit nuk është më e mira, pezullimi i Lewandowskit për ndeshjet e ardhshme të ligës mund t’i japë atij një shtysë për të fituar rëndësi dhe për të ndryshuar mendjen e Xavit.

Jorge Mendes është përfaqësuesi i lojtarit dhe tashmë ka filluar të tërheqë interesim drejt klubit nga gjigantët evropianë. Vazhdimësia e Fatit në Barça nuk është aspak e sigurt. Madje ai hyri në listën e skuadrës në minutën e fundit për të luajtur në Kampionatin Botëror në Katar me Spanjën, por praktikisht nuk kishte minuta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori