LAJMI I FUNDIT:

U krijua programi për bashkëpunim në kulturë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë 2018-2021

U krijua programi për bashkëpunim në kulturë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë 2018-2021

Informacioni për krijimin e programit për bashkëpunim në fushën e kulturës mes Ministrisë sëKulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë për periudhën 2018-2021, është miratuar nga Qeveria e Republikë së Maqedonisë në seancën e sotme të 82.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Ministri i Kulturës Asaf Ademi është i autorizuar të nënshkruajë këtë program, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qeveria sot e miratoir edhe Informacionin për shënimin e përvejetorit të nënshkrimi të marrëveshjes së Ohrit.

Sekretariati për çështje evropiane është i autorizuar të definojë programin dhe detajet teknike për zbatimin e programit, të ndërmarr të gjitha aktivitetet tjera për organizimin dhe shënimin e kësaj ngjarje./Telegrafi/