LAJMI I FUNDIT:

U futën në shtëpi për të vjedhur – hajnat pendohen keq – pronari i saj i priti me revole në dorë

U futën në shtëpi për të vjedhur – hajnat pendohen keq – pronari i saj i priti me revole në dorë

Ky është momenti dramatik kur një grup hajnash u detyruan të largohen me shpejtësi nga një shtëpi në të cilën ishin futur, pasi që pronari i saj u shfaq para tyre me revole në dorë ku pa u menduar dy herë filloi të shtie në drejtim të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo të Brazilit, ku pesë persona të maskuar u futën në shtëpi përmes garazhit dhe hakuan sistemin e sigurisë. Megjithatë ata as që kishin menduar se pronari i saj që ishte brenda do t’i presë me revole, transmeton Telegrafi.


Derisa ata po ngjiteshin shkallëve për në katin e dytë të shtëpisë, ata i priti befasia – pronari me revole në dorë që menjëherë filloi t’i gjuaj.

Nga frika se do ta pësojnë me jetë, ata u larguan me shpejtësi nga shtëpia, ndërsa kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë kanë filmuar këtë moment dramatik.

Në anën tjetër policia deri më tani nuk ka arrestuar askënd lidhur me këtë tentim plaçkitje, por ajo çfarë mund t’ju ndihmojë është portofoli i njërit prej hajnave dhe telefoni mobil që i kishte rënë derisa kishte ikur për ta shpëtuar kokën. /Telegrafi/