LAJMI I FUNDIT:

U fut në barnatore për të plaçkitur, gruaja e moshuar që ishte brenda ia ofroi paratë e veta – hajni i refuzoi dhe e puthi në ballë

U fut në barnatore për të plaçkitur, gruaja e moshuar që ishte brenda ia ofroi paratë e veta – hajni i refuzoi dhe e puthi në ballë

Një grua e moshuar në Brazil ishte shprehur e gatshme që paratë që i kishte me vete, t’ia jep një hajni të armatosur që ishte futur brenda një barnatoreje. Megjithatë, ai refuzoi ofertën e saj, madje u afrua dhe e puthi në ballë.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit kanë filmuar momentin kur hajni bisedon me gruan e moshuar, derisa miku i tij po i merrte të hollat nga arka e punonjësit, transmeton Telegrafi.


Gruaja që jeton matanë rrugës, përballë barnatores i ishte ofruar hajnit duke i thënë se mund t’i merr edhe paratë e saj. Por, ky veprim duket e zuri në befasi hajnin, i cili menjëherë reagoi duke e mbajtur për krahu dhe ta qetësoj gruan e moshuar që më pas e puthi në ballë.

“Jo zonjë, nuk i dua paratë e juaja”, i thotë hajni gruas që kishte mbetur e habitur kur pa se punonjësi i barnatores ishte viktimë e një plaçkitje.

E sipas pronarit të barnatores, hajnat kishin vjedhur 240 dollarë dhe disa medikamente. E kjo vjedhje është raportuar në polici, të cilët kanë bërë të ditur se i janë vënë pas të dyshuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë qëlluar "një objekt të dyshimtë", ka njoftuar një komandant iranian

Azia
Kalo në kategori