LAJMI I FUNDIT:

U fajësua për shpërbërjen e “The Beatles”, Paul McCartney zbulon se John Lennon ishte ai që nxiti ndarjen e grupit

U fajësua për shpërbërjen e “The Beatles”, Paul McCartney zbulon se John Lennon ishte ai që nxiti ndarjen e grupit
Foto: Getty

Kur grupi më i madh në historinë muzikore britanike, “The Beatles” u shpërbë në vitin 1970, fansat drejtuan gishtin tek vokalisti kryesor, Paul McCartney për ndarjen.

Tani, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, McCartney ka zbuluar se ishte, në fakt, John Lennon ai që nxiti ndarjen.

“John hyri në dhomë një ditë dhe tha:” Po largohem nga Beatles “. Është mjaft emocionuese. Është më tepër si një divorc. Dhe pastaj na lanë ne t’i bashkonim pjesët”, tha McCartney në një intervistë për BBC Radio 4, shkruan CNN.

Foto: Getty Images

McCartney tha se vendimi i Lennon për t’u larguar nga grupi u nxit nga ndjekja e tij për drejtësi sociale, bashkë me gruan e tij, Yoko Ono.

“Çështja ishte se John ishte duke bërë një jetë të re me Yoko dhe ai donte të hynte në një thes, donte të shtrihej në shtrat për një javë në Amsterdam, të jetonte në paqe”, tha McCartney.

Reklama
Foto: WireImage

McCartney e përshkroi ndarjen si periudhën më të vështirë të jetës dhe tha se mund të kishte imagjinuar që Beatles të vazhdonte më gjatë nëse Lennon nuk do të kishte nxitur ndarjen.

“Beatles po prisheshin dhe ky ishte grupi im, kjo ishte puna ime, kjo ishte jeta ime. Doja që të vazhdonte, mendova se po bënim gjëra mjaft të mira”, tha tutje artisti.

McCartney do të nxjerrë një libër me komente mbi tekstet e këngëve së tij muajin e ardhshëm, të redaktuar nga poeti irlandez Paul Muldoon, dhe përfshinë edhe këngët të shkruara për “The Beatles”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina
Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez zbulon vendin më të pazakontë ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon

Magazina
Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Valmira Rrustemi
Efi Dhedhes: Në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi

Efi Dhedhes: Në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi

Magazina
Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Nuk kam frikë

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Nuk kam frikë

Magazina
Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Magazina
Kalo në kategori