David Bowie ka marrë kreun e top-listave amerikane me albumin “Blackstar” që u lansua dy ditë para vdekjes së tij.

Albumi është shitur në 181.000 kopje duke rrëzuar nga froni albumin e Adele, “25”.


Arritja e tij më e lartë në top-listat amerikane ka qenë në vitin 2013 kur zuri vendin e dytë me “Next Day”.

“Blackstar” është albumi i parë pas-vdekjes që ka kryesuar top-listat amerikane që nga viti 2009, kur “This Is It” i Michael Jackson kishte marrë kryesimin.

Siç raporton BBC, 19 albume të Bowiet kanë kryesuar top-listat britanike në javën e kaluar, pasi fansat i kanë blerë hitet e tij klasike.

Bowie ndërroi jetë më 10 janar, dy ditë pas ditëlindjes së tij të 69-të, si pasoj e kancerit në mëlçi. /Telegrafi/