Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Han të Elezit, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe marrje të ryshfetit.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit me qëllime të përfitimit personal kanë pranuar ryshfet nga klientë të ndryshëm, duke u mundësuar marrjen e patentë shoferit.
Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë një grua me inicialet H.S dhe një burrë me inicialet E.S.
“Duke ju referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar dy persona, të dyshuarën më iniciale H.S., dhe të dyshuarin E.S., në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat” nga neni 309 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, kanë deklaruar nga Prokuroria.
Prokuroria Themelore në Ferizaj gjithashtu ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
Në media u raportua se e dyshuara H.S është drejtoreshë e Kulturës në komunën e Kaçanikut, mirëpo nga Prokuroria kanë thënë se “ dy personat e ndaluar në këtë rast nuk janë persona zyrtar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

E mërkura me mot të paqëndrueshëm – reshje shiu, breshër dhe rrufe në disa zona të Kosovës

Jo vetëm nga vendasit, Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë