LAJMI I FUNDIT:

U akuzua se bleu gjyqtarët – Jose Maria Bartomeu flet për herë të parë për skandalin e pagesave prej 1.4 milion euro

U akuzua se bleu gjyqtarët – Jose Maria Bartomeu flet për herë të parë për skandalin e pagesave prej 1.4 milion euro

Zyra e Prokurorit të Shtetit spanjoll po heton kompaninë DASNIL 95 në pronësi të José Enriquez Negreira, një ish gjyqtar spanjoll prej kohësh dhe nënkryetar i komisionit teknik të La Ligës, në llogarinë e të cilit Barcelona pagoi gjithsej 1.4 milionë euro në tre raste nga viti 2016 deri në 2018.

Negreira u largua nga komisioni teknik në vitin 2018 dhe pak para largimit mori pagesën e fundit nga Barcelona.


Para gjykatës së hetimit dëshmuan disa ish-drejtues të Barcelonës, si dhe pronarë të kompanisë. Negreira nuk ka raportuar pagesat e sipërpërmendura nga Barcelona në administratën tatimore dhe thotë se nuk e ka bërë këtë sepse vetëm “u ofronte shërbime konsulence”.

Presidenti i atëhershëm i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka folur për këtë rast për gazetën spanjolle La Vanguardia.

“Është absolutisht absurde të mendosh se ne i kemi blerë gjyqtarët. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nëse do t’i kishim blerë gjyqtarët, ata me siguri nuk do ta kishin anuluar golin tonë kundër Atletico Madridit. Unë mund t’ju jap më shumë shembuj nëse dëshironi. Pagesat ishin të mëdha, është e vërtetë. Ne kërkuam këshilla nga kompanitë e Nagreira, por e gjitha ishte një rastësi”, ka thënë Bartomeu.

Skandali shpërtheu në një kohë kur Barcelona është tetë pikë përpara Real Madridit në vendin e parë në tabelë dhe është në rrugë shumë të mirë për të fituar titullin e parë pas vitit 2019.

Nëse dënohen, Barcelona i kërcënohet me heqje pikësh dhe në rastin më të keq përjashtim nga liga, shkruajnë mediat spanjolle./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori