LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury e shpërblen veten me një shtëpi luksoze në vlerë dy milionë euro, pas fitores ndaj Wilderit

Tyson Fury e shpërblen veten me një shtëpi luksoze në vlerë dy milionë euro, pas fitores ndaj Wilderit

Sipas raportimeve, Tyson Fury është kthyer në pronën e tij të re prej 1.7 milionë funtesh (dy milionë euro) me pamje nga Morecambe Bay i Lancashire.

Kampioni i boksit, 33 vjeç, zbarkoi në Mbretërinë e Bashkuar të martën në mëngjes së bashku me gruan e tij Paris pas fitores epike ndaj Deontay Wilder në Las Vegas të dielën, shkruan DailyMail.

Dhe familja u drejtuan për në shtëpinë e tyre të re familjare në Morecambe Bay, me kampionin e boksit në pesha të rënda që kishte blerë pronën për dy milionë euro në dhjetor sipas dokumenteve të regjistrit të pronave të siguruar nga The Mirror.

Gazeta shton se Tyson, gruaja e tij 31-vjeçare Paris dhe gjashtë fëmijët e tyre kishin jetuar më parë në një shtëpi prej 550,000 funtesh (640,000 euro) me pamje nga gjiri i bukur Morecambe, para se të blinin një shtëpi të dytë aty pranë.

Tyson dhe Parisi ndajnë kanë tri vajza: Venezuela, 12 vjeçe, Valencia, tri vjeçe dhe Athena, dhe tre djem: Prince John James, nëntë vjeç, Prince Tyson II, katër vjeç dhe Prince Adonis, dy.

Familja thuhet se është “rrënjosur thellë” në komunitetin e afërt dhe një pjesë e vogël e fqinjëve të Fury-t e lavdëruan atletin dhe familjen e tij kur flisnin për gazetën.

Pauline Wade, 75 vjeçe, tha për gazetën britanike se Tyson e ndihmoi atë kur ajo ra në një greminë të vogël jashtë shtëpisë së saj në fillim të vitit.

Ajo shpjegoi: “Ai erdhi drejtpërdrejt dhe më pyeti’ ‘a je mirë’ dhe më ndihmoi të ngrihem. Ai është një njeri i bukur. Ai gjithmonë thotë ‘Unë jam duke shkuar në dyqane a doni ndonjë gjë’?”.

Christine Thornton, 72 vjeçe, shtoi: “Ajo që ai ka arritur është përrallore dhe i gjithë qyteti është krenar për të, ashtu siç duhet të jetë. Ju e shihni atë duke ecur përreth, duke bërë pazar, dhe ai gjithmonë ndalon dhe bisedon me njerëzit”.

Kryetari i Bashkisë së Lancaster, Mike Greenall tha të martën: “Në emër të të gjithë rrethit do të doja të dërgoja urimet e mia të përzemërta për Tysonin për këtë arritje madhështore”.

Ai shtoi se banorët ishin krenarë që kishin një “kampion në mesin e tyre”.

Paris zbuloi gjatë një paraqitjeje në Loose Women vitin e kaluar se familja ishte në procesin e zhvendosjes së shtëpisë.

Duke folur për Morecambe në një dokumentar të ITV-së vitin e kaluar, Tyson tha: “Njerëzit më thonë’ ‘pse nuk jeton në Kaliforni apo Amerikë?’ – pse do të jetoja unë?”.

“Pse do ta braktisja vendin tim për pak para dhe famë?”, tha ai.

“Më pëlqen. Unë kurrë nuk do të largohesha nga Morecambe. Është bukuri e vërtetë. Nëse moti do të ishte më i mirë, çdo shtëpi këtu do të ishte në vlerë një milion dollarëshe”, tha kampioni i boksit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori