Rrjeti social Twitter është duke e eksperimentuar edhe një mundësi, për ta bërë shërbimin një hapësirë sa më mikpritëse, duke mundësuar shfrytëzuesve të ndjekin tema të ndryshme.

Me sistemin e ri, Twitter dëshiron që shfrytëzuesit të ndjekin interesat e tyre dhe jo vetëm llogaritë individuale, sikur deri më tani, transmeton Telegrafi.

“Përvoja me interes të caktuar” është thënë se do të quhet programi i ri, që i mundëson përdoruesve të ndjekin një temë të caktuar, si dhe të dhëna shtesë lidhur me të.

Apo, nëse janë lodhur nga ajo temë, mund të mos e ndjekin më duke e shlyer nga bazat e interesit.

Kjo formë, fillimisht do të përdoret në telefonat Android, vetëm për temën e sporti. /Telegrafi/