LAJMI I FUNDIT:

Twitter: 40 për qind e trafikut nga pajisjet mobile

Twitter: 40 për qind e trafikut nga pajisjet mobile

Në CES - panairin e elektronikës konsumuese që po mbahet në Las Vegas, drejtori ekzekutiv i Twitter, Dick Costolo ka zbuluar se rreth 40 për qind nga gjithsejt “tweets” që vijnë në këtë faqe, janë nga pajisjet mobile.

Kjo shifër, është për 20 – 25 për qind më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Me këtë statistikë, Costolo edhe një herë është munduar ta tregojë rëndësinë e rrjetit social, si dhe interesin në rritje të publikut për internetin dhe rrjetin e tyre social.

Për më tepër, ai ka thënë se qëllimi i tyre është që kjo faqe të mbetet e thjeshtë për tu përdorur, si dhe të ketë edhe më shumë ndikim në jetën e njerëzve të famshëm.

Costolo, gjithashtu ka thënë se Twitter tani ka rreth 350 puëntorë, ndërsa 100 prej tyre janë punësuar në tremujorin e fundit të vitit 2010. / Telegrafi /