LAJMI I FUNDIT:

Turneu major i radhës i Dota2 do të mbahet në Arlington

Turneu major i radhës i Dota2 do të mbahet në Arlington

Organizatori i turneve të eSports PGL ka njoftuar për turneun e madh të radhës, i cili do të mbahet në Arlington të Teksasit.

Turneu Major i radhës në Dota 2 do të shohë 18 skuadrat më të mira të botës të luftojnë për një grup çmimesh rreth 451.000 euro dhe shansin e fundit për të fituar pikë për t’u kualifikuar në ‘The International’.


Ngjarja e Organizuar në Amerikën Veriore, PGL Dota 2 Major Arlington do të zhvillohet duke filluar nga data 4 deri me 14 gusht 2022.

Sipas njoftimit, ngjarja do të ketë një audiencë të drejtpërdrejtë, kurse detaje të mëtejshme në lidhje me turneun ende nuk janë bërë të ditura.

Federata Globale e eSports ka zbuluar titujt për Kampionatin e eSports të Commonwealth
Lexo po ashtu Federata Globale e eSports ka zbuluar titujt për Kampionatin e eSports të Commonwealth

Silviu Stroie, shefi ekzekutiv i PGL , foli për njoftimin: “Dota 2 ka shumë fansa në SHBA dhe Arlington ka një vendndodhje të përsosur për turne të këtij kalibri, siç është Stadiumi Esports”.

“Ne jemi me fat që jemi kthyer në Amerikën e Veriut me një tjetër Major pas Bostonit. Na pëlqen të organizojmë evente në SHBA dhe kemi kujtime të mrekullueshme nga viti 2016, ishte një turne i mrekullueshëm dhe tifozët ishin fantastikë. Të kesh një turne të jashtëzakonshëm me entuziastë të Dota 2 në tribuna pas një kohe të gjatë do të jetë fantastike”.

Vlen të ceket se turneu i fundit i Dota 2 në Amerikën e Veriut, u mbajt në vitin 2016, ku fitues doli ekipi i OG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori