LAJMI I FUNDIT:

Tuneli i Llogarasë hapet i gjithi, përfundon 70 për qind e betonimit

Tuneli i Llogarasë hapet i gjithi, përfundon 70 për qind e betonimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale foto nga punë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në jug të vendit.

Rama shprehet se në këtë tunel po bëhet fortifikimi me beton që ka arritur në 70 për qind të të gjithë gjatësisë së tunelit.


Kryeministri thekson se gjithashtu është hapur tuneli i emergjencës ku po punohet me elementet e sigurisë.

Tuneli pritet të përfundojë plotësisht në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Tuneli po ndërtohet nga një konsorcium turk dhe pritet të kushtojë rreth 140 milionë euro.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.

Tuneli do të reduktojë kohën e udhëtimit midis zonave bregdetare të Orikumit dhe Palasës në vetëm 7 deri në 10 minuta nga 55 minuta që është aktualisht. /Telegrafi/