LAJMI I FUNDIT:

Tuchel preku rekordin e Mourinhos te Chelsea, derisa portugezi regjistroi statistika negative

Tuchel preku rekordin e Mourinhos te Chelsea, derisa portugezi regjistroi statistika negative
(Foto: Twitter/B/R Football)

Jose Mourinho nuk pati një mbrëmje për t’u mbajtur mend përballë ish-skuadrës së tij, Chelsea, e cila fitoi në shtëpinë e Tottenham Hotspur me rezultat 1-0.

Jorginho shënoi golin e vetëm nga një penallti kur Eric Dier ndërhyri pa nevojë në Timo Wernerin brenda zonës.


Kjo fitore e ka ngritur skuadrën e Thomas Tuchel në vend të gjashtë në tabelën e Ligës Premier me tri pikë më shumë se Spursat.

(Foto: Screenshot/Twitter/Goal)

Kjo ishte hera e parë në gjithë karrierën e Mourinhos si trajner që skuadra e tij i humb dy ndeshje radhazi në shtëpi (pas humbjes së mëparshme nga Liverpooli me rezultat 3-1).

Tuchel ua jep meritat lojtarëve: Fitorja ndaj Tottenham nuk ishte çështje e taktikave të mia
Lexo po ashtu Tuchel ua jep meritat lojtarëve: Fitorja ndaj Tottenham nuk ishte çështje e taktikave të mia

Në anën tjetër, Thomas Tuchel e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij te Chelsea, me një barazim dhe dy fitore, në tri ndeshjet e para.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Strategu gjerman është bërë trajneri i parë i Chelseat që nga Mourinho në vitin 2004 që nuk pranon gol në tri ndeshjet e para.

Një tjetër statistikë negative për trajnerin portugez është se nuk e ka fituar asnjërën nga shtatë ndeshjet e fundit kundër ish-skuadrës së tij (i ka barazuar tri dhe i ka humbur katër ndeshje). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori