Njëri nga portierët më të mirë në histori, Gianluiggi Buffon vendosi t’i bashkohet gjigantit francez Paris Saint Germain.

Pas përvojës së madhe që kishte, Buffon u bë menjëherë portieri i parë i parisienëve.

Legjenda italiane mbrojti në Superkuën e Francës dhe në dy ndeshjet e para në kampionat.

Por tani duket se do të ulet në bankën rezervë dhe për këtë ka marrë vendim trajneri Thomas Tuchel.

Buffon është i dënuar me tri ndeshje mos lojë në Ligën e Kampionëve dhe në ato takime do të mbrojë Areola.

(Getty Images)

“Nuk më pëlqen ta lë Buffonin në bankën rezervë, por Areola ka nevojë që ta gjejë ritmin e lojës”.

“Buffon ka bërë tri ndeshje të shkëlqyera, duke treguar personalitet, por duhet ta fus Areolan që ta gjejë ritmin dhe të përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Tuchel.

Mediat franceze kanë bërë me dije se Buffon do të jetë në bankën rezervë në dy ndeshjet e radhës të PSG-së në kampionat. /Telegrafi/