LAJMI I FUNDIT:

Tuchel e komenton takimin me Real Madridin dhe formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Tuchel e komenton takimin me Real Madridin dhe formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Thomas Tuchel është deklaruar për takimin që Chelsea e zhvillon si mysafir i Real Madridit në kuadër të gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve.

The Blues takohen me Los Blancos të martën nga ora 21:00 në stadiumin Alfredo di Stefano.

“E dimë se do të jetë një takim mjaftë e i vështirë, me dy skuadrat që e kërkojnë fitoren”, ka thënë gjermani në konferencë për media.

“Unë kam ndjesinë që ne mund të luajmë në një nivel të lartë në çdo ndeshje dhe nëse nuk mund ta bëjmë atë mund të ndalojmë që kundërshtari të bëjë më mirë. Ata janë të gatshëm të punojnë dhe vuajmë. Së bashku. Ne kemi përvojë dhe kemi pasur ndeshje të vështira dhe besojmë se është koha e mirë për të luajtur këtë ndeshje”.

Tuchel u deklarua edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

“Nuk e di nëse më pëlqen, sepse shoh vetëm më shumë ndeshje nga ky format dhe më shumë ndeshje për ne do të thotë më shumë lodhje dhe kalendar më të ngjeshur për klube”, tha ai.

“Por, tani lajmet për Superligën kanë lënë në hije formatin e ri të Ligës së Kampionëve. A kanë folur me ndonjë lojtar? A kanë folur me ndonjë trajner? Jo, se besoj! Ata nuk kanë pyetur askënd, ne kemi tani shumë kompeticione dhe shumë ndeshje, kjo do të thotë që nuk do të ketë kualitet”.

“Jo nuk jam i lumtur me këtë format, do të ketë më shumë ndeshje dhe më shumë lodhje për klubet, si do të mund t’i përballojmë të gjitha?!”, përfundoi Tuchel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori