LAJMI I FUNDIT:

Truproja i Mike Tyson ka zbuluar se kampioni i peshave të rënda bënte seks para meçeve për të zvogëluar fuqinë e tij – ai kishte frikë se mund të vriste kundërshtarët në ring

Truproja i Mike Tyson ka zbuluar se kampioni i peshave të rënda bënte seks para meçeve për të zvogëluar fuqinë e tij – ai kishte frikë se mund të vriste kundërshtarët në ring

Mike Tyson frikësohej se mund të vriste kundërshtarët e tij në ring, saqë shpesh i duhej të bënte seks para meçeve që të ulte tërbimin e tij, ka pohuar ish-truproja dhe shoferi i tij, Rudy Gonzalez.

‘Iron Mike’ është një nga boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave, ndërsa mbretëroi si kampion nga vitit 1987 deri në vitin 1990.

Mike Tyson ishte aq i frikësuar nga vrasja e kundërshtarëve të tij në ring, saqë shpesh i duhej të bënte seks për të larguar tërbimin e tij, ka treguar ish-truproja e tij, Gonzales.

“Ai duhet ta ulte një pjesë të forcës që kishte. Kështu që unë merrja vajza dhe i ngujoja në banjë, apo në dhomat e zhveshjes”.

“Ndonjëherë ai hynte për disa minutë, bënte seks dhe thoshte: “Mirë ky djalë do të jetojë sonte”.

Siç shpjegon Gonzalez, rituali i seksit para meçeve lindi nga frika e kampionit të peshave të rënda për të vrarë ndonjë boksier kundërshtarë.

Rudy Gonzales, truproja i Mike Tyson

“Frika e tij më e madhe ishte se ai do të vriste dikë në ring. Ai e dinte se mund ta bënte”.

“Nuk është ekzagjerim të thuhet se Mike ishte si një tren kur i godiste ata djem. Të bërit seks ishte mënyra e tij për ta shkëputur atë fuqi dhe për t’u çliruar pak”.

Mike Tayson në aksion

Strategjia mund të ketë funksionuar. Tyson, tani 55 vjeç, kurrë nuk vrau askënd në ring, megjithëse i kafshoi një pjesë të veshit Evander Holyfieldit në vitin 1997, duke çuar në një skualifikim.

I braktisur nga babai në lindje dhe i mbetur jetim në moshën 16 vjeçare kur nëna e tij vdiq, Tyson u rrit në Brooklyn në vitet 1970./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori