LAJMI I FUNDIT:

Trupat izraelite rrëzuan një dron – nuk po vinte as nga Gaza e as nga Libani, por nga Jordania

Trupat izraelite rrëzuan një dron – nuk po vinte as nga Gaza e as nga Libani, por nga Jordania
Foto: ILUSTRIM

Trupat izraelite rrëzuan një dron që i afrohej Izraelit verior nga Jordania të martën në mëngjes, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Megjithëse droni iu afrua kufirit izraelit nga Jordania, nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai e kishte origjinën nga ky vend, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sipas IDF, automjeti ajror pa pilot po fluturonte drejt zonës së Beit She’an në Izraelin verior kur u rrëzua.

“UAV po monitorohej nga njësitë e kontrollit ajror të IDF. Fragmentet e UAV u mblodhën nga forcat e sigurisë”, ka thënë ushtria.

Ushtria izraelite dërgon artilerinë drejt Libanit, në përgjigje të sulmeve me raketa
Lexo po ashtu Ushtria izraelite dërgon artilerinë drejt Libanit, në përgjigje të sulmeve me raketa

IDF gjithashtu nuk ka komentuar menjëherë mbi natyrën e dronit, veçanërisht nëse ai mbante eksploziv.

Në vitin 2018, një UAV i armatosur iranian i nisur nga Baza Ajrore T-4 e Sirisë hyri në hapësirën ajrore të Izraelit në një zonë të ngjashme para se të rrëzohej nga një helikopter izraelit, duke bërë që IDF të fillojë sulmet e mëdha ndaj aseteve iraniane në Siri.

Në atë sulm, droni i ngarkuar me eksplozivë po fluturonte në drejtim të Izraelit përgjatë kufirit Siri-Jordani para se të hynte në hapësirën ajrore të Izraelit në lindje të Beit She’an.

Shkelja e hapësirës ajrore të së martës erdhi mes luftimeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Rripin e Gazës. /Telegrafi/