LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite dërgon artilerinë drejt Libanit, në përgjigje të sulmeve me raketa

Ushtria izraelite dërgon artilerinë drejt Libanit, në përgjigje të sulmeve me raketa

Ushtria izraelite tha se nisi artilerinë drejt Libanit të hënën në përgjigje të zjarrit me raketa nga vendi fqinj që nuk arriti të godiste shtetin hebre.

“Gjashtë përpjekje të dështuara u identifikuan nga Libani që nuk kaluan në territorin Izraelit”, ka thënë ushtria në një deklaratë, shkruan France24, përcjell Telegrafi.


“Forcat e artilerisë qëlluan drejt burimeve të nisjeve”.

Një burim ushtarak libanez i tha AFP-së se tri raketa ishin qëlluar nga Libani Jugor drejt Izraelit.

“Tri raketa të tipit Grad u qëlluan nga zona e Fermave Shebaa”, jo shumë larg kufirit me Izraelin, tha burimi ushtarak libanez.

“Situata në zonë tani është e qetë”, shkroi në Twitter misioni paqeruajtës i OKB-së në Libanin jugor, i cili është në kontakt me të dy vendet, disa orë pas zjarrit me raketa.

Kjo është hera e dytë që raketat lëshohen nga territori libanez drejt Izraelit që nga fillimi i armiqësive midis shtetit hebre dhe grupeve të armatosura palestineze në Rripin e Gazës javën e kaluar.

Të enjten e kaluar, tri raketa u qëlluan nga Libani jugor pranë kampit palestinez të refugjatëve Rashidiyeh drejt Izraelit, tha një burim ushtarak libanez. Ushtria e Izraelit tha se ato raketa kishin rënë në det.

Një burim i afërt me armikun e Izraelit, Hezbollah, tha se grupi Shiit Libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

Protesta janë mbajtur gjithashtu kundër fushatës ajrore të Izraelit në Gaza, me një demonstrues libanez të vrarë nga zjarri izraelit javën e kaluar gjatë një tubimi në zonën kufitare.

Kjo erdhi pasi një numër demonstruesish të rinj ishin përpjekur të kalonin në qytetin verior izraelit kufitar të Metula, sipas medias shtetërore libaneze.

Ushtria izraelite tha të hënën se në ditët e fundit ajo kishte “vërejtur një numër të dyshuar libanezësh që po i afroheshin gardhit të sigurisë” dhe duke e dëmtuar atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja dëgjoi zhurma të çuditshme në dhomën e foshnjës - analizoi audio regjistrimin dhe arriti në një përfundim të tmerrshëm

Britanikja dëgjoi zhurma të çuditshme në dhomën e foshnjës - analizoi audio regjistrimin dhe arriti në një përfundim të tmerrshëm

Evropa
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Ukraina nisi sulme më të thella në Rusi, goditi një rafineri 1500 kilometra larg territorit të saj

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetar - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetar - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Kalo në kategori