LAJMI I FUNDIT:

Trump kritikon Rezervën Federale për normat e larta të interesit

Trump kritikon Rezervën Federale për normat e larta të interesit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kritikoi përsëri Rezervën Federale për politikat e normave të interesit, gjatë një fjalimi të shumëpritur që nuk dha detaje të reja për luftën tregtare me kinën.

Trump i bëri komentet në klubin ekonomik të New Yorkut.


“Kemi përfunduar luftën ndaj punëtorëve amerikanë. Kemi ndaluar sulmin ndaj industrisë amerikane dhe kemi nisur një vrull ekonomik që nuk është parë më përpara. Unë e kam bërë këtë, pavarësisht rritjes së interesave dhe tkurrjes monetare në nivel rekord nga Rezerva Federale, që kur fitova zgjedhjet. Tetë rritje të normës bazë të interesit, që sipas mendimit tim, ka qenë shumë e shpejtë”, është shprehur Trump.

Ai u ankua prej faktit që SHBA kanë norma më të larta të interesit se ekonomitë e tjera të zhvilluara, ndërkohë që tregjet financiarë prisnin nga ai një udhëzim për negociatat tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit.

Gjithashtu, Trump meritat vetes për rritjen ekonomike më të gjatë në historik. Rezerva Federale ka ulur tre herë normën bazë të interesit që prej muajit korrik, por kjo vjen pas 9 rritjeve që prej fundit të 2015-së. Ai ka kritikuar bankën qendrore që nuk ka ulur më shumë interesat. /Telegrafi/