LAJMI I FUNDIT:

Truk i mahnitshëm: Provoni disa parfume dhe mos e humbni ndjenjën e nuhatjes

Truk i mahnitshëm: Provoni disa parfume dhe mos e humbni ndjenjën e nuhatjes

Të gjendura përpara dhjetëra aromave të panjohura, femrat duan t’i ndjejnë të gjitha në mënyrë që të zgjedhin parfumin më të mirë.

Thuhet se hunda e njeriut mund t’i ndjejë deri në katër aroma njëkohësisht, e më pas fillon ta humbasë ndjenjën e nuhatjes.


Megjithatë, më poshtë e keni një truk i cili do t’ju ndihmojë që asnjëherë të mos e humbitni këtë ndjenjë – edhe nëse jeni në mesin qindra aromave të ndryshme.

Pasi të spërkasni letrat e posaçme për të ndjerë parfumin, duhet ta ndjeni aromën e trupit tuaj. Duke palosur parakrahun ju duhet të nuhasni këtë pjesë të trupit në mënyrë që të neutralizoni aromat, shkruan Living.

Era natyrale e lëkurës do të eliminojë çdo grimcë parfumi nga hunda juaj duke e pastruar tërësisht atë. Pasi ta keni provuar këtë gjë, të jeni të sigurt që sado parfume të provoni erën e tyre do e ndjeni sikur të ishte i pari që merrni në dorë.