LAJMI I FUNDIT:

Tronditen klubet e interesuara për Haaland, Raiola iu tregon se sa milionë euro dëshiron komision për vete

Tronditen klubet e interesuara për Haaland, Raiola iu tregon se sa milionë euro dëshiron komision për vete

Mino Raiola vazhdon të jetë njëri nga agjentët më të famshëm të futbollistëve dhe njëherit ndër më të paguarit.

Agjenti i njohur ka nën menaxhim super talentin norvegjez, Erling Haaland i cili është ka kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Kësisoj skuadrat e interesuara për Haaland e kanë kuptuar tanimë se nuk do të jetë aspak lehtë të bëjnë marrëveshje me Raiolan.

Barcelona, Real Madrid, Paris Saint Germain, Juventus, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United janë ekipet që duan shërbimet e norvegjezit.

Por mediat e ndryshme evropiane kanë zbuluar se Raiola i ka bërë të qartë klubeve se për transferimin e Haaland ai kërkon 30 milionë euro komision.

Përveç Raiolas, para të majme pritet të fitojë edhe babai i lojtarit Alf-Inge Haaland si në rastin e parë kur djali i tij u transferua te Dortmund.

Erling Haaland iu bashkua Borussia Dortmundit në janarit e vitit 2020, derisa Mino Raiola nga ky transferim kishte fituar 15 milionë euro komision.

Përveç agjentit, nga ky transferim kishte fituar edhe Alf-Inge Haaland një shumë prej 10 milionë eurove.

Gjithsesi skuadrat e mëdha nuk do ta kenë të lehtë transferimin e norvegjezit, pasi përveç që duhet t’i paguajnë Dortmundit mbi 180 milionë euro, para duhet të shpenzohen edhe për dyshen Mino Raiola – Inge Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori