LAJMI I FUNDIT:

Triumf i Kosovës në basketboll kundër Sllovakisë

Triumf i Kosovës në basketboll kundër Sllovakisë
FBK

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovakisë nga dy sa do t’i zhvillojë në Bratisllavë. Kosova në këtë ndeshje fitoi me rezultat 69-61, që vlerësohet si shumë e rëndësishme për këtë fazë të përgatitjeve.

Përfaqësuesja jonë kishte epërsinë në rezultat në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe arriti që çerekun e parë ta përfundojë me rezultat 18:17, kurse pas 20 minutave epërsia e Kosovës ishte 37:33, thuhet në faqen zyrtare të FBK-së.


Në fillim të pjesës së dytë, Kosova pati një krizë në lojë dhe kjo i mundësoi Sllovakisë që të dalë për disa minuta në epërsi, por një seri e shënimeve 9:0 e ktheu rezultatin në të mirë të Kosovës, që me pak oscilime e mbajti deri në fund, kur edhe fitoi me tetë pikë epërsi. Fisnik Rugova shënoi tetë pikë në çerekun e parë dhe ndeshjen e përfundoi me 14 pikë gjithsej.

Dardan Berisha ndeshjen e përfundoi me 18 pikë dhe shtatë asistime ishte autor i disa shënimeve vendimtare në çerekun e katërt, kurse Erjon Kastrati e përfundoi ndeshjen me 12 pikë. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Brad Greenberg nesër (e mërkurë) e zhvillon ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë, që fillon në ora 16:30.

Para Sllovakisë, Kosova kishte zhvilluar një ndeshje miqësore me Austrinë në Kapfenberg, ku kishte fituar kombëtarja e Austrisë, ndonëse ndeshja u karakterizua me probleme në referim që ndikuan në rrjedhën e saj dhe në rezultat.

Kosova i ka të aranzhaura edhe dy miqësore ndaj Shqipërisë në këtë fundjavë dhe më pas ekipi do të zhvillojë stërvitje në Prishtinë deri në fillim të ndeshjeve të para kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Kina 2019’.

Në para-kualifikime Kosova është në grup ma Maqedoninë dhe Estoninë, kurse ndeshjen e parë e zhvilon kundër Maqedonisë, më 2 gusht në Prishtinë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori