LAJMI I FUNDIT:

Tritol banesës në Shëngjin ku jetonte vetëm një 80-vjeçare, familjarët mohojnë konfliktet

Tritol banesës në Shëngjin ku jetonte vetëm një 80-vjeçare, familjarët mohojnë konfliktet

Një shpërthim lënde plasëse u regjistrua në orët e vona të natës së shkuar (3 shkurt) në Shëngjin.

Siç bëhet e ditur në një banesë dy-katëshe, në të cilën jetonte vetëm një 80-vjeçare, pasi anëtarët e tjerë të familjes prej vitesh jetojnë në jashtë Shqipërie, u hodh një kapsollë detonatori, i cili ka shpërthyer.


Banesa është në pronësi të Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Shëngjin, ku nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet në lidhje me rastin.

Pjesëtarët e familjes Ivanaj kanë deklaruar në Polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili mendohet se ka qenë një person dhe duke përfituar nga errësira ka arritur të veprojë dhe është larguar pa lënë gjurmë.

Policia po analizon kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorit./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori