LAJMI I FUNDIT:

Tristan Thompson pranon atësinë e fëmijës së Maralee Nichols, i kërkon falje publike Khloe Kardashian

Tristan Thompson pranon atësinë e fëmijës së Maralee Nichols, i kërkon falje publike Khloe Kardashian

Tristan Thompson konfirmoi përmes Story-t të tij në Instagram të hënën mbrëma (3 janar) se ai është babai i djalit të Maralee Nichols së bashku me një falje të sinqertë për ish-partneren e tij, Khloe Kardashian.

“Sot, rezultatet e testit të atësisë zbulojnë se unë kam një fëmijë me Maralee Nichols. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Tani që atësia është vendosur, pres me padurim ta rritim miqësisht djalin tonë”, shkroi ylli i NBA, 30 vjeç.


“U kërkoj sinqerisht falje kujtdo që kam lënduar apo zhgënjyer gjatë gjithë kësaj sprove, si privatisht ashtu edhe publikisht”, vazhdoi ai.

Foto: Maralee Nichols/Instagram

Në një postim të dytë, Thompson pranoi se si lidhja e tij me Nichols, 31-vjeçare, e lëndoi Kardashian, 37 vjeç, me të cilën ai ishte ende në lidhje kur pati marradhënie me nënën e fëmijsë së tij të porsalindur.

“Khloe, ti nuk e meriton këtë. Nuk e meritoni dhimbjen dhe poshtërimin që ju kam shkaktuar. Ju nuk e meritoni mënyrën se si ju kam trajtuar gjatë viteve, tha basketbollisti në postim, shkruan Page Six.

Foto: Tristan Thompson/Instagram

Atleti vazhdoi duke thënë se veprimet e tij “me siguri nuk janë në përputhje” me pikëpamjen e tij personale për yllin “Keeping Up Ëith the Kardashians”.

“Kam respektin dhe dashurinë maksimale për ju. Pavarësisht se çfarë mund të mendoni. Përsëri, më vjen shumë keq”, vazhdoi tutje ai.

Pranimi i atësisë nga Thompson vjen pas një beteje ligjore me Nichols.

Siç është raportuar më pare, Nichols pretendoi në një padi për atësinë se ajo dhe Thompson kishin marrëdhënie seksuale gjatë fundjavës së tij të ditëlindjes së 30-të në mars, gjë që rezultoi në shtatzëninë e saj. Thompson pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Nichols, por mohoi të ishte babai i foshnjës së saj, që lindi më 1 dhjetor.

Foto: Tristan Thompson/Instagram

Thompson kishte kërkuar vazhdimisht që fëmija i Nichols t’i nënshtrohej një testi të ADN-së për të vërtetuar atësinë e tij.
Ndonëse Nichols ka pohuar se ajo dhe Thompson kishin një lidhje pesë-mujore, Thompson në anën tjetër ka pohuar në dosjet ligjore se të dy kanë pasur marrëdhënie vetëm një herë.

Foto: Backgrid

Thompson më parë e tradhtoi Kardashian në vitin 2018, ndërsa ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre tani 3-vjeçare, True, dhe përsëri në 2019 me ish-mikeshën e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Përveç fëmijëve të tij me Nichols dhe Kardashian, lojtari i Sacramento Kings është poashtu baba i djalit Prince, 5 vjeç, të cilin e ka me Jordan Craig. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori