LAJMI I FUNDIT:

Tri oferta për Nagatomon

Tri oferta për Nagatomon

Mbrojtësi japonez i Interit, Yuto Nagatomo është pranë largimit nga kjo skuadër.

30-vjeçari nuk po luan rregullisht dhe kërkon një klub tjetër ku do të jetë titullar.


Kësisoj mediat italiane kanë raportuar se për japonezin janë tri oferta, ku dy prej tyre në Ligën Premier dhe Genoa në Serie A.

West Bromwich Albion dhe Burnley e kërkojnë këmbëshpejtin në elitën e futbollit anglez.

Kujtojmë që Nagatomo është pjesë e Interit që nga viti 2011 ku iu bashkua nga Cesena. /Telegrafi/