LAJMI I FUNDIT:

Tri hapa drejt suksesit: Si të humbni peshë pa shkuar fare në palestër

Tri hapa drejt suksesit: Si të humbni peshë pa shkuar fare në palestër

Megjithëse nuk është më stina e verës, shumica prej nesh ende mendojmë se si të djegim pak yndyrë të padëshiruar përreth belit.

Fatmirësisht, çelësi për humbje të shëndetshme të peshës nuk kërkon gjithmonë që të shpenzoni orë të tëra në palestër, transmeton Telegrafi.


Në fakt, krejt çfarë nevojitet është t’i bëni disa ndryshime në dietë. Për shembull të pini më shumë ujë dhe të mos konsumoni sasi të mëdha të ushqimit.

Sidoqoftë, këto janë tri mënyrat më të thjeshta për të humbur peshë pa shkuar në palestër.

1. Zvogëloni sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve që i konsumoni

Pjesa më e rëndësishme për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme është duke e zvogëluar sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve që i konsumoni.

Kur e bëni këtë, nivelet e urisë zvogëlohen dhe ju përfundoni duke ngrënë më pak kalori.

Kështu, në vend se ta merrni energjinë duke djegur karbohidrate, trupi fillon të ushqehet me dhjamin në trup.

Shmangia e karbohidrateve gjithashtu e zvogëlon edhe nivelin e insulinës, gjë e cila e zvogëlon fryrjen e barkut dhe peshën ujore.

2. Fokusohuni në kontroll të porcionit

Nuk është e nevojshme t’i numëroni kaloritë, përderisa e dini se jeni duke ngrënë pak karbohidrate dhe më shumë proteinë, yndyrë të shëndetshme, etj.

3. Konsumoni shumë ujë

Konsumimi i një sasie të mirë të ujit ndihmon në shpejtimin e metabolizmit, e pastron trupin nga mbetjet dhe vepron si shtypës i apetit.

Konsumimi i një gote ujë para shujtave mund ta rritë shpejtësinë e humbjes së peshës për 44% përgjatë tre muajve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori