Sfida mes mitrovicasve dhe gjakovarëve është përshkruar të nivelit mesatare, por me dominimin e ‘xehetarëve’.

Basketbollistët e Trepçës zhvilluan lojë mjaft të mirë në periudhën e dytë, por në periudhën e tretë, Vëllaznimi u kthye në lojë duke e ngushtuar epërsinë në vetëm tri pikë (47-43).


Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e Trepçës u angazhuan më shumë, ishin më të koncentruar në momentet e duhura dhe në fund fituan ndeshjen me rezultat 74-64.

Kjo është fitorja e dytë e mitrovicasve, derisa gjakovarët pësuan disfatën e dytë në këtë kampionat. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app